Garanton se procesi kishte siguri dhe integritet maksimal

Përfaqësuesit e strukturave organizative të zgjedhjeve kanë hedhur poshtë pretendimet e Presidentit në detyrë Donald Trump për manipulime dhe parregullsi në zgjedhjet e 3 Nëntorit.

Këshilli Kordinues Qeveritar për Infrastrukturën Zgjedhore, trupa që merret me organizimin e procesit zgjedhor në varësi të administratës Trump, përmes një deklarate për shtyp thotë se këto zgjedhje kanë qenë ndër më të sigurtat në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët zgjedhorë po e analizojnë me detaje gjithë procesin zgjedhor para se të nxjerrin rezultatet përfundimtare, çka e ka zgjatur këtë proces.

“Teksa jemi në dijeni të pretendimeve të pabazuara dhe mundësive për keqinformim për procesin tonë zgjedhor, japim garanci maksimale për sigurinë dhe integritetin e zgjedhjeve tona dhe gjithashtu edhe ju”.

Deklarata i adresohet drejtpërdrejtë Presidentit në detyrë Donald Trump. Në të parin reagim pas përfundimit të fushatës zgjedhore ku doli në mbështetje të kandidatit demokrat, ish-Presidenti Barack Obama tha se presidenti po e zhvesh demokracinë amerikane nga petku i autoritetit.

Edhe pse aleat i Trumpit, senatori republikan Lindsi Greham tha se raportet e shërbimeve sekrete duhet t’i marrë edhe Presidenti i zgjedhur Joe Biden, çka tregon se mes republikanëve po shtohen zërat që e njohin zgjedhjen e Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Tv Klan