Qytetarët serbë të cilët deri më tash kanë poseduar patentë shoferi të lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë do të kenë mundësi që ta konvertojnë atë në të Kosovës.

Kjo periudhë që ka hyrë në fuqi më 9 Maj do të zgjasë deri më 9 Gusht të këtij viti.

Në Graçanicë disa qytetarë shihen duke marrë shërbime në qendrën për pajisje me dokumente në Graçanicë.

Qytetarët të cilët ndodheshin këtu në qendrën për marrjen e patentave të shoferëve hezitojnë të flasin para kamerave madje largohen që të mos identifikohen për shkaqe sigurie.

E ata që pranuan të flasin u shprehën të revoltuar me çdo vendim që e merr Kryeministri Kurti.

“S’kam cfarë të them. Kurti duhet të mendojë çfarë po bën. Turp çfarë është duke bërë. Do që t’i mbyllë të gjitha. Kush është ai? A është njeri? Kosova është zemra e Serbisë”.

Ky vendim që është marrë javën e kaluar e që ka hyrë në fuqi më datë 9 Maj është mirëpritur nga ambasadori i  SHBA-së në Kosovë.

Sipas tij, ky vendim mbështet përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejmë dhe avancojnë vizionin e përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse multietnike.

Shumë qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë posedojnë dokumente të lëshura nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë përfshirë edhe patentë shoferët.

Tv Klan