Vlera më e lartë historike, 56% fatalitete më shumë se në 2020

Në tre muajt e parë të vitit statistikat e fataliteteve kanë shënuar shifrën më të lartë historike ku numri i personave që kanë humbur jetën i është afruar numrit 10 mijë.

Sipas Institutit të Statistikave Shqiptare, në periudhën Janar – Mars kanë vdekur  9.657 persona, duke u rritur me 56% krahasuar me një vit më parë dhe 23% më shumë se mesatarja historike e dekadës së fundit.

Qarqet më të prekura në këtë tremujor janë Tirana me 1200 më shumë vdekje se një vit më parë dhe 200 më shumë se fund i vitit 2020, e ndjekur nga Fieri, Elbasani dhe Durrësi.

Nga ana tjetër përballë kësaj situate, edhe numri i lindjeve është zvogëluar me një normë 5.4%, duke rezultuar me një shtesë të popullatës prej 6006 personash, çka po vijon tendencën e rënies së numrit të popullsisë.

Në tremujorin e parë 2021, Kukësi është i vetmi qark i vendit që ka shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë,  ku numri i lindjeve tejkalon me 10 numrin e vdekjeve, ndërsa në Tiranë vdekjet tejkalojnë me 681 numrin e lindjeve.

Tv Klan