Emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar mbrëmjen e sotme rastin e agjencisë “Europa Agency”, e cila dërgon qytetarë shqiptarë për punë në Danimarkë dhe nuk u jep rrogat.

Pranë “Stop” kanë ardhur dy raste të ngjashëm. Julian Bajraktari tregon se para një viti bashkë me gruan aplikuan për punë në këtë agjenci, dhe kjo e fundit i çoi për 3 muaj në Kopenhagen të Danimarkës.

Atje punuan në bujqësi me pagë dhe kishin rënë dakord për 1 mijë Euro në muaj për secilin. Pas çdo muaji duhej t’u kalonte pagesa në llogari, por edhe pas tre muajsh, paratë nuk kaluan dhe iu tha që do t’i merrnin kur të ktheheshin në Shqipëri.

Pas tre muajsh, agjencia u tha të rrinin edhe dy muaj të tjerë, por morën ekspuls dhe i kthyen. Në Shqipëri trokasin në zyrat e agjencisë për të marrë paratë nga pronari Ermal Jauri, por ai i thotë se do t’i nisë në Gjermani. Edhe nga Gjermania i kthyen dhe rinisi kalvari për marrjen e parave.

Julian Bajraktari: Vij në emisionin “Stop” për të denoncuar rastin e agjencisë ku unë kam qenë i punësuar  ku kam punuar në agro-kulturë në Danimarkë, Kopenhagen, rreth 5 muaj. Kam qenë me bashkëshorten time. Pagesa ishte 1 mijë Euro në muaj. Agjencia duhet të na jepte muaj për muaj lekët në llogari. Kemi kontaktuar me agjencinë kur kemi qenë në Danimarkë. Lekët do t’i merrni kur të vini, mos u bëni merak. Gjë që nuk ndodhi. Erdhëm në Shqipëri, agjencia prit sot e prit nesër. Ermal Jauri, ky është pronari i agjencisë, nuk na jepte një përgjigje zyrtare për lekët. Kemi marrë dy paga. Kemi dhe një pagë për të marrë, si unë dhe bashkëshortja ime. Kemi dhe nga 1 mijë Euro për person. Për 2 mijë Euroshin e fundit që na detyrohet, prapë na futën në një kurth të dytë. Ne kishim ekspuls të marrë nga agjencia për shtyrje afati, nga 3 muaj deri në 6 muaj. Që në fillim paratë e mia ishin të hedhura kot, pasi unë jam i ndaluar bashkë me bashkëshorten time për të lëvizur jashtë Schengen. Dhe ky aplikim për Gjermani që mua më bëri për së dyti agjencia, mua më del leja i pavlefshëm.

Të njëjtin shqetësim ndan edhe qytetari Arlind Nabolli, i cili thotë se ka kaluar 1 vit dhe nuk ka marrë ende 3 rrogat.

Arlind Nabolli: Para një viti u lidha me ‘Europe Agency’ për punësim në Danimarkë kundrejt një pagese 1 mijë Euro. Punova 3 muaj atje, kaloi 1 muaj s’erdhi paga. Kaloi muaji i dytë nuk erdhi. Kontaktova me ata dhe më thanë që kur të vish në Shqipëri do të kalojnë të treja rrogat. Shuma që duhet të marr nga agjencia është 3 mijë Euro, që akoma s’kam marrë asnjë rrogë. Në fillim u justifikuan me nuk i ka kaluar pronarja e madhe atje në Danimarkë tek ne. Tani thonë kanë kaluar, por pritet se është një listë emrash punëtorësh që kanë qenë atje. Kur të të vijë radha ty, do t’i kalojmë. Është 1 vit që unë s’kam marrë asnjë lekë. Kërkoj lekët e mia.

Najada Shtylla, nga agjencia e Danimarkës, shprehet se pagesa ka kaluar në bankë, por nuk e kupton se pse nuk ua kalon Ermal Jauri “Europa Agency”.

Arlindi: Najada si kalove?

Najada Shtylla: Mirë Arlind? Si je ti?

Arlindi: Kanë kaluar lekët nga ty për mua?

Najada Shtylla: E ke 1000%, që i ke letrat e kaluara! Ti e ke dhe mesazhin, që e ka shkrujt vetë Ermali.

Arlindi: Domethënë, konkretisht ka lekë gjendje të miat?

Najada Shtylla: Po, po, po, po.

Arlindi: Akoma më insiston me idenë që pronarja atje nuk ka kaluar lekët.

Najada Shtylla: Në qoftë se ai thotë një gjë të tillë, unë do të jem aty! Të njëjtën gjë kanë bërë edhe me një shokun e Metit, që e çuan, si të thuash, që të merrte punëtorë atje për lavazh, 5 mijë Euro fiks i kanë mbajt edhe atij, që ato mos u ngopshin! Se ato kanë marrë 500 Euro nga ju, kanë marrë edhe nga unë 15% çdo muaj. Kanë mbajt edhe komision nga unë, domethënë ato për çdo punëtor, 1 mijë Euro për 3 muaj i kanë fituar.

Qytetari i parë, Arlind Bajraktari, me anë të kamerës së fshehtë, shkon tek zyrat e kësaj agjencie dhe bisedon me administratorin, të cilit i thotë se janë mashtruar dy herë.

Qytetari 1: Ne kena marrë ekspuls, ti e di shumë mirë a e kupton?

Administratori: Shumë mirë!

Qytetari 1: Tashi, pse mashtruat prapë për së dyti, o burr? 2 mijë euro, që do merrnim në fund unë dhe bashkëshortja ime nga Ermali, ke aplikimin për Gjermani.

Administratori: Po t’i kishe marrë, do t’i kishe marrë ti.

Qytetari 1: Po pra, ne nuk i morëm, për arsye sepse aplikuam për Gjermani.Ermali tha, apliko për Gjermani, sepse e ke ekspulsin vetëm për Danimarkën, nuk e ke…për Gjermani. Mund të aplikosh, se e ke të thjeshtë!

Administratori: Edhe ti, edhe Arlindi e dini shumë mirë, që muaji i fundit i asaj është 100% i sigurtë, që nuk është bërë kalimi.

Qytetari 1: Je i sigurtë për këtë?

Administratori: Nuk ka kalu Nada( Najada Shtylla) lekë.

Qytetari 1: Atëherë, si e ka firmos atë 1 mijë euroshin unë, 1 mijë euro Elda( bashkëshortja), për Gjermani, ndërkohë që s’janë dhënë lekët?

Qytetari 1: Ai( Pronari Ermal Jauri), tha unë i kam lekët, por nuk po t’i jap, sepse po të dërgoj në Gjermani! Në detaje…

Administratori: Bisedën në detaje, kur të takosh…

Qytetari 1: Po!

Administratori: Çfarë keni fol, nuk e di unë!

Qytetari 1: O shefi madh, si je?

Pronari Ermal Jauri: Ha mo, Julo?

Qytetari 1: Si ke qenë? Na fal ë….Ca bane?

Pronari Ermal Jauri: Si je, mirë? Lodhesh? Ca bën? Me shnet? T’i bim pak shkurt?

Qytetari 1: Po biji pra shkurt, he se tani unë thjesht du lekët mbrapsht, o vlla!

Pronari Ermal Jauri: Për punën e Gjermanisë, Ambasada nëqoftëse ty të refuzon, sepse ti ke ekspuls, për këtë gjë, përgjigjem unë!

Qytetari 1: Mu m’kthyn mbrapsht ore! Unë nuk i mora të gjitha shpenzimet për qejf, bana pashaportën e re….

Pronari Ermal Jauri: Mos bërtit, o burr! Ule zanin, se….do me e zgjidh si Juli me Ermalin?

Qytetari 1: Po si Juli me Ermalin, mo burrë!

Pronari Ermal Jauri: Apo do me e zgjidh me letra?

Qytetari 1: Po jo, mo vlla! Ca letrash, mo burr?! Du vetëm lekët, mo burrë! Kaq!

Pronari Ermal Jauri: Do t’baj unë telefon.

Qytetari 1: Po ku pra, se unë s’kam…s’kam asnjë kontakt me ty?

Pronari Ermal Jauri: Do t’baj unë telefon, javën që vjen.

Qytetari 1: Javën, që vjen?

Pronari Ermal Jauri: Do t’baj telefon.

Qytetari 1: Do m’bash telefon?

Pronari Ermal Jauri: Po!

Qytetari 1: Dakord! Ciao!

Ndërsa, qytetari i dytë është takuar me pronarin Ermal Jauri. Ky i fundit, pas ballafaqimit edhe me Najada Shtyllën, thotë se pagat do t’i kalojë në llogari bankare.

Qytetari 2: Si je?

Pronari Ermal Jauri: Si kalove? A je mirë?

Qytetari 2: Kam 1 vit, që të kërkoj me taku ty.

Pronari Ermal Jauri: Ty Nada, të ka thënë, që i ka bërë pagesat tek ne dhe unë s’ti paguaj.Kshu të ka thënë, apo jo?

Najada Shtylla: I ke lekët e kaluara!

Pronari Ermal Jauri: A kshu t’ka thanë?

Qytetari 2: Po. T’kam marr n’telefon, m’ke thanë për 1 javë i ke lekët t’kryme, o vlla.

Pronari Ermal Jauri: Po!

Qytetari 2: M’ke than ti.

Pronari Ermal Jauri: Po, është e vërtetë!

Qytetari 2: Me 10-15 afate, me taku. Sa herë, kët muj,mujin tjetër, kët 15-ditsh, at 15-ditsh.

Pronari Ermal Jauri: A do m’lesh të flas edhe mu, apo do të flasësh me veten tate? Unë e kam shumë të thjeshtë, me t’përzanë nga zyra.

Qytetari 2: Po mo zotni, a je ti ktu (tek mesazhi)?

Pronari Ermal Jauri: Ktë mesazhin që ke ti ktu, bëhet fjalë për faturën, pikërisht tënden, që zonja s’e ka pagu!

Najada Shtylla: E ke 1000%, që i ke letrat e kaluara!

Pronari Ermal Jauri: Tani, siç po thotë ajo, që m’i ka kaluar, them dhe unë, që s’mi ka kalu!

Qytetari 2: Po ajo ka transaksione bankare, që t’i ka kalu!

Qytetari 2: Ermali vazhdon e insiston, që ti nuk ke kaluar asnjë lek për mua. Mund t’ia komunikosh të kundërtën?

Najada Shtylla: Patjetër! Ke marrë 21 paga nga unë. I ke 3 mijë euro gjendje të Fatjonit. I ke edhe Eldës, i ke edhe Julit.

Pronari Ermal Jauri: Jo, nuk është e vërtetë!

Najada Shtylla: Është e vërtetë!

Pronari Ermal Jauri: Nuk është e vërtetë!

Najada Shtylla: Të kam kaluar 21 mijë Euro me komision.

Pronari Ermal Jauri: Po edhe?

Najada Shtylla: Mund të më thuash, këto 21 paga, kujt ia ke shpërndarë? I kam me mandate.

Pronari Ermal Jauri: Po i ke me mandate, bëj zbardhjen! Mua për Arlindin, nuk më ke kaluar asnjë pagesë!

Najada Shtylla: Të thashë 3 pagat e Fatjonit, kaloja Arlindit. Unë nuk kam asnjë faturë pa paguar! Ore Ermal, je në terezi ti? I ke me mandate banke.

Pronari Ermal Jauri: Në rregull, në rregull! Mirupafshim! Javën, që vjen, ke lekët në llogari, dhe kaq bashkë!

/tvklan.al