Agnesa Vuthaj: Ka shumë vite që unë kam filluar të bëj joga



Agnesa Vuthaj: Ka shumë vite që unë kam filluar të bëj joga

21:20 26/04/2020

Në një lidhje në Skype për programin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan ishte bukuroshja Agnesa Vuthaj.

Ajo u shpreh se prej shumë vitesh praktikon joga, mirëpo asnjëherë nuk ka mbajtur vazhdimësinë. Së fundmi ka filuar sërish ta praktikojë dhe së bashku me instruktoren e jogës Nora Kersten zhvillojnë seanca live në rrjetet sociale.

Orinda Huta: Ti ke kohë që bën yoga?

Agnesa Vuthaj: Ka shumë vite që unë kam filluar të bëj joga, mirëpo asnjëherë nuk kam mbajtur atë vazhdimësinë. Ne vendosëm të bëjmë më Norën joga në tre seanca, duke filluar me frymëmarrje, me meditim dhe pastaj me poza të jogës, sepse ndonjëherë kur bën përmes ekranit gjëra shumë të vështira, edhe për të tjerët është diçka e paarritshme. Kur e bëra dje më bëri të ndihem shumë mirë dhe gjithë ditën më mbajti shumë pozitive, plot energji./tvklan.al




Të ngjashme