Koordinatori i ngarkuar nga qeveria për të përballuar situatën ekonomike shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Arben Ahmetaj është shprehur këtë të enjte se asnjë punonjës, i cili ka qenë paguar në të zezë nuk do të marrë pagën e luftës.

Ahmetaj tha gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se ky është një vendim i prerë i qeverisë. Sipas Ahmetajt, nuk dihet numri i punonjësve në të zezë dhe kjo gjë mund të çojë deri në mashtrime.

Blendi Fevziu: Çdo të ndodhë me punonjësit që kanë qenë paguar në të zezë? do të marri pagë lufte apo jo?

Arben Ahmetaj: Jo nuk do të marrin pagë lufte.

Blendi Fevziu: E prerë?

Arben Ahmetaj: E prerë. Mund të të bëj një pyetje. Sa kanë punuar në të zezë?

Blendi Fevziu: Këtë s’e di, por nuk mund të jetë numër i vogël.

Arben Ahmetaj: Faleminderit. Aq më tepër që nuk mund të jetë numër i vogël dhe mund të jetë një numër pa limit dhe këtu mund të jetë arsye mashtrimi./tvklan.al