Dy ditë përpara ditëlindjes së saj të 28-të, reperja Cardi B ka ndarë një video ku shfaqet fotografia e saj me vajzën e saj Kuture, në një billboard, me mbishkrimin “Gëzuar Ditëlindjen Mami!”.

Këngëtarja e hitit WAP dëgjohet duke thënë “O Zot” nga befasimi, teksa filmon videon. Fotografia është e gjitha rozë dhe në të shfaqet Cardi dhe vajza e veshur njësoj.

Pavarësisht se Cardi ende nuk ka bërë të ditur se kush ia ka bërë këtë dhuratë, ajo çfarë shkroi në instagram, ka bërë fansat të dyshojnë se është nga ish-bashkëshorti i saj, reperi Offset, me të cilin është në proces divorci.

“Faleminderit zotëri! Më pëlqen shumë!”, shkruajti reperja krahas videos, të shpërndarë në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CGIprZZApy5/

Fansat nuk hezituan të shanin dhe të ofendonin Offset, por duket se Cardit nuk i pëlqen kjo gjë, pasi u shpreh: “Ai është thjesht budalla, jo njeri i keq”./tvklan.al