Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë ku 39 vjeçarja Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur janë hedhur në lumin Buna.

“Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndjehen sot të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve të saj. Inkurajoj fort trupat speciale në gjetjen e trupave dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujdo që nxiti një veprim të tillë”, shkruan kryebashkiaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook.


Kujtojmë se ngjarja tragjike u raportua ditën e sotme, ndërsa e reja bashkë me fëmijët rezultonte e zhdukur prej një jave. Pas denoncimit për zhdukjen e tyre ka qenë motra e Almës, e cila ka dëshmuar para uniformave blu për dhunën që ushtronte 31-vjeçari ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve. Kjo ka shërbyer si Indicie për të kryer hetime.

Teksa të Shtunën është gjetur nga nga një peshkatar trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare në zonën e Darragjatit,  polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për nënën e saj dhe dy fëmijët 8 dhe 3 vjeç. Për ngjarjen Policia e Shkodrës ka vënë në pranga bashkëshortin e 39-vjeçares, 31-vjeçarin Ergys Arrazaj. Ky i fundit akuzohet për veprën penale dhunë me pasojë vetëvrasjen./tvklan.al