Apple po përgatitet për të nxjerrë në treg “AirPods Lite” këtë vit si një version më ekonomik i kufjeve ëireless.

Sipas disa lajmeve në mediat e huaja, gjiganti teknologjik do të rrisë prodhimin e AirPods në gjysmën e dytë të 2024, si pasojë e prezantimit të modelit ekonomik. Nuk ka ende detaje rreth çmimit, por sipas disa sugjerimeve ky version i AirPods mund të kushtojë 99 dollarë.

Një model i ri i AirPods

Veç AirPods Lite, pritet që Apple të sjellë edhe një version të përmirësuar të kufjeve AirPods Max. Modeli i ri pason gjeneratën e parë të AirPods Max që doli në dhjetor 2020. Megjithatë, nuk janë dhënë ende detaje rreth çmimit dhe opsioneve të modelit të ri.

Prodhimi i gjeneratës së katërt të AirPods do të fillojë në 2024

Një artikull i Bloomberg i publikuar muajin e shkuar zbuloi se Apple planifikon të nisë prodhimin masiv  të gjeneratës së katërt të AirPods në maj të 2024-ës. Kompania synon të prodhojë 20-25 milionë njësi, një shifër e konsiderueshme krahasuar me modelet e së shkuarës. Gjenerata e re me gjasë do të ketë dy modele që do të zëvendësojnë AirPods e mëparshëm.

Modelet e reja do të kenë përmirësime në dizajn dhe karikim

Modelet e reja, të njohura nga Apple si B768(E) dhe B768(M) do të kenë një dizajn të ri që do të jetë më i rehatshëm dhe do të karikohet me porta USB-C.

Një kompani indiane do të ndihmojë në prodhimin e AirPods ekonomikë

Një kompani në Indi do të fillojë prodhimin e AirPods ekonomikë në fund të 2024. Mendohet se versioni i ri i AirPods Max do të dalë në fund të 2024./tvklan.al