Një 60-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin Kotë – Vlorë rreth orës 14:45. Viktima ishte pasagjer në automjetip tip Mitsubishi që drejtohej nga 55-vjeçari me iniciale Ç.S.

Makina humbi kontrollin dhe doli nga rruga në vendin e quajtur “Shkalla Mavrovë”. Pasagjeri 60-vjeçar mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në urgjencë, por ndërroi jetë më vonë në spital.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al