Aksidenti me disa të plagosur, vihet në pranga 23-vjeçari

Foto ilustrim



Aksidenti me disa të plagosur, vihet në pranga 23-vjeçari

09:22 14/06/2021

Një 23-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me aksidentin e së dielës, ku tre makina u përplasën në aksin Fushë Krujë-Tapizë. Policia ka njoftuar se është vënë në pranga një 23-vjeçar.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: A. V., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, në segmentin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në aksident rrugor me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. D. dhe mjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin I. T”.

Për pasojë nga ky aksident janë lënduar pasagjerët tek makina “Benz” M. D., 32 vjeçe dhe një fëmijë 7-muajsh; si dhe V. H., 47 vjeç dhe një fëmijë 1 vjeç, pasagjerë në mjetin tip “Opel”, banues në Fushë Krujë. Ata ndodhe nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al





Të ngjashme