Tre të rinj kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në hyrje të Bilishtit. Bëhet fjalë për tre të rinj rreth të 20-tave nga Devolli.

Ata udhëtonin me një Benz kur humbën kontrollin e mjetit në rrethana ende të paqarta dhe dolën nga rruga. Të tre të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Të rinjtë mësohet se kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur ndodhi aksidenti. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/tvklan.al