Në shenjë solidariteti e mbështetjeje dhe në nderim të oficerit malazez të Policisë Kufitare, Milutin Lekoviç që dyshohet se u vra nga një shqiptar, në Tivar u zhvillua një ndeshje miqësore ndërmjet ekipit “Volley Police Albania dhe një grupi vajzash të ekipit “GALEP”.

Para ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në nderim të punonjësit të policisë, me moton “Nuk të harrojmë” .

Presidenti i IPA Albania, Skënder Doda, njëkohësisht dhe Drejtor i Menaxhimit dhe Drejtimit në Policinë e Shtetit, falenderoi për mikëpritjen homologët Snezana Baboviç, Vladan Gjurishiqsi e Dejan Rakoviç dhe gjatë një interviste të dhënë në radio ‘Bari’ shprehu edhe njëherë në emër të Policisë së Shtetit ngushëllimet e sinqerta për vrasjen e Lekoviç.

Ekipit “Volley Police” drejtuar nga Majlinda Brahja dhe trajneri Shaban Uka, në kthim iu rezervua një takim në Shkodër nga Felek Brahimi, Sekretare e Përgjithshme e Prefekturës Shkodër. /tvklan.al