Aktorja e njohur Lisa Kujofsa e cila ka qenë pjesë e spektaklit “Klanifornia” në Tv Klan, ka humbur motrën e saj të vogël. Lajmin e trishtë e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ku shpreh dhimbjen e madhe që ndjen për humbjen e një personi kaq të shtrenjtë.

“Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj… Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!

Miq, nëse në kujdes të normave të sigurisë për shkak të pandemisë, doni ta përcillni Anin me ne, përcjellja bëhet nesër, ditën e martë datë 11.5. 2021 ora 14:00. Nisja bëhet nga restorant “Internacional” ( ish-lidhja e shkrimtarëve) në drejtim të varrezave të Sharrës. Me hidhërime familja Kujofsa”, kashkruar aktorja. /tvklan.al