Ylli filmave hollivudian, Nicole Kidman u nderua me çmimin prestigjoz në Teatrin Dolby në një ceremoni të mbajtur në Los Anxhelos për arritjet në karrierë të Institutit Amerikan të Filmit. Të tjerë aktorë që janë nderuar me këtë çmim kanë qenë: Julie Andrews, Denzel Washington, John Williams dhe Jane Fonda.

Aktoria u shpreh e lumtur që nderohej me këtë çmim duke deklaruar më tej se sa ajo e dashuron filmin. E teksa ka falenderuar edhe regjizorët dhe kolegët e saj duke thënë që s’jemi asgjë pa regjizorët në një film. Roli i saj i parë i madh në Hollywood ishte në ‘Days of Thunder’, ku u takua me ish-bashkëshortin e saj, Tom Cruise.

Në vitin 2003, ajo fitoi Oscarin për aktoren më të mirë për rolin e saj si Virginia Woolf në “The Hours”. Filma të tjerë të shquar përfshijnë “Cold Mountain”, “The Golden Compass”, “Paddington”, “Lion”, “Bombshell” dhe “Being the Ricardos” i vitit 2021, për të cilin ajo u nominua edhe për një Oscar.

Të tjerë të famshëm morën pjesë në ceremoni, duke përfshirë Naomi Watts, Michelle Pfeiffer, Morgan Freeman dhe Reese Witherspoon.

Klan News