Akullore me limon dhe borzilok është një ëmbëlsirë e freskët dhe aromatike e realizuar me një bazë të lëngut të limonit dhe fletëve të borzilokut.
Kjo është një ëmbëlsirë mesdhetare e cila preferohet shumë në një moment pushimi ose pas një vakti të bollshëm.
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim ujë me sheqer me pak gjethe borzilok e lëmë të valojë, më pas e heqim nga zjarri. I shtojmë lëngun e limonit.
Më pas përziejmë të gjithë përbërësit në enën përkatëse sëbashku me akulloren, në mënyrë që të bëhen një masë homogjene.
Në pjatën që do të serviret vendosim akulloren në formë të rrumbullakët, dhe sipër e zbukurojmë me gjethet e borzilokut sipas dëshirës dhe me lëkurë limoni të grirë imët./tvklan.al