Me tone të forta mes opozitës dhe mazhorancës është është zhvilluar mbledhja Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Pas 4 mbledhjesh mungesë në këtë komision, socialistët u rikthyen së bashku me propozimin e tyre për planin paraprak hetimor.

Teksa nuk argumentoi qëndrimin e mazhorancës për objektin e punës së komisionit, nënkryetari Plarent Ndreca, tha se socialistët nuk i kanë bojkotuar mbledhjet e komisionit, por kanë punuar për planin e hetimit. Ishte pikërisht plani hetimor i cili solli përplasje mes dy kampeve politike.

Por, në vend të analizës së planit të propozuar deputetët nuk ngurruan të shkëmbenin batuta.

Socialistët nuk i kursyen ironitë për kryetaren e Komisionit Albana Vokshi.

Por as analizat dhe batuat nuk shërbyen që dy palët politike të gjenin gjuhën e përbashkët për planin paraprak hetimor. Për këtë arsye u propozua si nga opozita edhe mazhoranca që planet hetimore të dy kampeve dhe kërkesat për informacion të shqyrtohen ditën e Enjte. Edhe ky propozim i propozuar po nga të dyja palët u bë “mollë sherri”, pasi opozita kërkonte që të miratoheshin disa nga kërkesat për informacion që ishin dakordësuar nga ekspertët.

Pas 5 minutash pushim, mazhoranca u rikthye në mbledhje, duke miratuar shyerjen për ditën e Enjte shqyrtimin e planeve hetimore si dhe miratimin e kërkesave për informacion.

Klan News