Pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj SPAK, nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shprehur mbështetjen e plotë ndaj institucioneve të drejtësisë,  duke i konsideruar si pikë kyçe për demokracinë në vend.

Ambasada e SHBA në Shqipëri: Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

Ky reagim i Ambasadës amerikane vjen pas deklaratave të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që dënon sulmet e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. KLP bëri thirrje që të mos cenohet puna profesionale e prokurorëve duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë të pa ndikuar nga askush.

Klan News