Akuzat e PD, reagon Ministria e Shëndetësisë


Akuzat e PD, reagon Ministria e Shëndetësisë

15:37 06/08/2020

Covid 3 dhe Covid 4 do hapen pasi të ezaurohen shtretërit në dy spitalet covid

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike se po dështon në menaxhimin e pandemisë dhe nuk po vendos në punë spitalin Covid 3, tek ish-pavijoni i kirurigjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për menaxhimin e pandemisë po ndiqet strategjia e bërë publike që në muajin Mars.

“Spitalet Covid 3 dhe Covid 4 janë tërësisht të pajisur dhe të gatshëm të presin personelin mjekësor që do të punojë, dhe qytetarët që do të marrin shërbim shëndetësor. Por, siç e parashikon plani ynë Covid 3 dhe më pas Covid 4, do të hapen pasi të jenë ezauruar shtretërit në Covid 1 dhe Covid 2”, shkruhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tv Klan



Të ngjashme