Në klimën e masave të ashpra që janë marrë për mbylljen e lokaleve dhe restoranteve për shkak të koronavirusit, një shqetësim i shtuar janë edhe qendrat e estetikës në vend.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, estetistja Orjona Perjaku, ngre alarmin që qendrat e estetikës nuk kanë aparaturën autoklav, që bën të mundur sterilizimin e veglave të punës.

Ajo thotë se të gjitha këto qendra duhet të mbyllen pasi janë burim i mundshëm infeksioni, sidomos në kushtet aktuale të koronavirusit.

Këto SPA-të ku ka grumbullim njerëzish normalisht që duhen mbyllur. Aktualisht nuk ka asnjë ligj që t’i mbylli. Unë personalisht qendrën time e kam të mbyllur. Përsa i përket sterilizimit, duhet të bëhet me këtë aparaturën që quhet autoklav. Higjiena këtu tek ne lë shumë për të dëshiruar. Veglat duhet të jenë në këtë qese e sterilizuar në autoklav në 120 gradë. Sterilizimi tek qendrat tona nuk kryhet. Janë shumë të pakta qendrat që posedojnë një autoklavë të tillë. Bëhet që këto qendra duhet të mbyllen”, u shpreh ajo. /tvklan.al