

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani: 12 vite që të quheshim burrë e grua
Zyrtarisht dy këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë martuar në datën 7 Maj në ishujt Maldive. Pak orë më parë ka qenë Albani ai që ka ndarë disa foto nga ceremonia me ndjekësit e tij në Instagram, shoqëruar me këtë dedikim:
"U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht Burrë e Grua por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndrrimtarë që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin. U deshën 12 vite të thonim PO përpara Zotit dhe njerëzve që na duan por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë PO nga momenti i puthjes së parë! U deshën 12 vite të vishnim kostumin dhe fustanin e nusërisë e të shkëmbenim unazat kur ndërkohë kemi jetuar nën lëkurën e njëri-tjetrit çdo gëzim e hidhërim dhe kemi ndarë çdo të mirë e të keqe që jeta na ka ofruar. [caption id="attachment_479412" align="alignnone" width="823"]