Revista “Traveller” e agjencisë botërore “National Geographic”, i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë, dhe pikërisht rafting në lumin e egër të Europës. Në titullin kryesor revista e cilëson Shqipërinë si vendin që të ofron aventura të reja.

Nëpërmjet historisë frymëzuese të themelusit të “Albania Rafting Group” Zamo Spathara, tregohet rrugëtimi i tij i vështirë në këtë sektor, por njëkohësisht edhe rrugëtimi i Shqipërisë turistike, dhe tashmë njohja e saj në mbarë botën me miliona turistë që e vizitojnë gjatë 12 muajve. Në rrugëtimin për në Skrapar, në jug të Shqipërisë, veç kanionit 3 milionë vjeçar të Osumit, shijon një pamje spektakolare drejt malit Tomorr, një nga majat më të larta të Shqipërisë.

Ndërkohë që aventurat në ujërat burzë të Vjosës, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës është plot adrenalinë, por nga ana tjetër dhe i sigurt falë infrastrukturës dhe ekspertëve të trajnuar të rafting. Lumi i Vjosës është e vetmja rrugë ujore kryesore në kontinent, e pandotur nga diga, dhe është bërë një betejë e gjatë për të ruajtur të paprekur ekosistemet natyrore. Ujërat bruzë të Vjosës burojnë nga malet e
Pindit të Greqisë deri në qytetin bregdetar shqiptar të Vlorës.

Në reportazh përmendet se pjesë e betejës për mbrojtjen e ‘zemrës blu’ të Europës u bënë edhe presonazhe të famshëm botëror, si aktori Leonardo DiCaprio dhe falë një qëndrese disa vjeçare Vjosa u shpall park kombëtar lumi në mars 2023. Vizitorët që vijnë për të shijuar këtë sport të aventurës ka ardhur në rritje. Gjatë vitit 2023 kishte rreth 30% më shumë vizitorë se viti parardhës.

Në reportazh theksohet se shifrat e turizmit në Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme dhe se stereotipe të vjetëruara të kriminalitetit dhe gjakmarrjes, po zëvendësohen me postime virale në rrjetet sociale të plazheve të bukura, të arkitekturës mijëravejçare dhe ushqimeve të shishme.

Në një udhëtim të tillë nuk mund të lihet pa u vizituar Berati, qyteti i 1 mijë dritareve. Arkitektura otomane dhe kishat bizantine janë një nga mrekullit e këtij qyteti i cili është pejsë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Një ndalesë tjetër ishte në Telplenë për të parë pjesë të historisë së komunizmit, dhe për ata që kanë shpirtin e aventurës duhet të shijojnë edhe Shpellën e Pëllumbasit në Tiranë.

Shqipëria të jep mundësinë e të shijuarit një gastronomi të pasur mesdhetare dhe ballkanike, me specialitete nga më të ndryshmet, nga byreku me perime, mishi dhe peshku.

Klan News