Dyshohet se shkak është zjarri në urgjencën e re e cila ende nuk është kthyer në shërbim të plotë

Albana Fico largohet nga drejtimi i qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”. Nuk dihet ende arsyeja zyrtare e largimit të saj nga posti që e mbante prej 3 vitesh. Por largimi vjen gati një muaj nga rënia e zjarrit në urgjencën e re të QSUT, e cila ka sjell edhe bllokimin e këtij shërbimi.

Fico mori detyrën në Dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin.

Kujtojmë se prej më shumë se 4 vitesh Fico drejtonte Institutin e Shëndetit Publik, veçanërisht në dy vitet më të vështira të pandemisë  se koronavirusit. Fico është mjeke pneumologe, edhe pedagoge në Universitetin e Mjekësisë.

Emri i ri i Drejtorit të Përgjithshëm të QSUT pritet të bëhet publik nga ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.

Klan News