Zëvendësoi Natasha Mulajn pasi i përfundoi mandati

Albana Shtylla është zgjedhur në krye të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe do të mbajë për 3 vitet e ardhëshme këtë post.

Ajo ka zëvendësuar Natasha Mulajn, që ishte emëruar në krye të KPA prej Korrikut të 2017-s.

Shtylla ka qenë kandidatura e vetme për të marrë kruen e KPA dhe pas votimit të fshehtë  ajo siguroi 7 votat e anëtarëve të tjerë të kolegjit të posaçëm të apelimit.

Në 27 Korrik ajo pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e KPA, ditën kur përfundon mandati i Natasha Mulajt.

Tv Klan