“Albanian Gangster”, gangsteri shqiptar është një film i pazakontë, jo se nuk kemi parë histori me gangstera, armë apo luftë për mbijetesë, por sepse aktorët janë në fakt gangsterë të vërtetë shqiptarë që në vitin 2000 bënin ligjin në Bronx.

Historia e rrëfyer pa skenar, me regji të Matthew Brown u dha premierë në Tiranë dhe “Jo vetëm modë” zbulon prapaskenat e xhirimeve të pazakonta që zgjatën 12 ditë të “çmendura” nëpër rrugët e New York.

https://youtu.be/EEm_ulweyQI?t=39m59s

“Sapo kisha përfunduar filmin e mëparshëm dhe isha i vendosur se filmi i radhës do të ishte një film me gangsterë. Por më dukej sikur gjithçka ishte ezauruar, italianët apo rusët janë kthyer në karikatura të vetes. Teksa lexoja artikuj zbulova për një valë arrestimesh në vitin 2000 të 40 gangsterëve shqiptarë. Sa më shumë lexoja, thoja: O Zot ky është një thesar kinematografik. Mund të kem takuar 50 njerëz dhe dikush më tha që njihte dikë që mund të më ndihmonte. Kështu njoha John Rezajn. Në fillim kemi patur një skenar krejt të ndryshëm, por teksa kaloja kohë me John, hyja thëllë e më thellë tek pjesa e Bronx-it. Historitë e vërteta, të cilat John i ka të shkruara në fytyrën e tij, mund t’i kuptosh sapo i shikon. Unë vendosa që ta rrëfenin historinë ata që iu kishte ndodhur vërtetë, sepse askush nuk mund të luante rolet e tyre. Mamaja e John në film është mamaja e tij e vërtetë . Një ditë ai më ftoi në shtëpi dhe ka qenë përvoja ime më e bukur. Njoha historinë e saj, nuk isha i sigurt nëse ajo do ndihej rehatë në një rol të tillë, por ajo pranoi”,

tha regjisori Matthew Brown.

Ndërkohë aktori John Rezaj shtoi se xhirimet kanë qenë të vështira, edhe pse roli i tij për të ka qenë i lehtë pasi është jetuar prej tij.

“Unë prisja të ishte shumë qejf, humor, por ishte shumë e vështirë. Unë pjesën time e pata të lehtë, sepse ishte diçka që e kisha jetuar çdo ditë”

, tha Rezaj.

/tvklan.al