Bebe Rexha zbuloi këtë muaj një surprizë të madhe që e kishte paralajmëruar prej kohësh. Ajo tregoi se më 7 Maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja prezantoi kopertinën e albumit të cilën ajo shihej e veshur bardhë e zi, ndërkohë që prej vitesh Rexha nuk kishte sjellë një material ri.

Mes shumë projekteve të reja muzikore, këngëtarja shqiptare paralajmëroi edhe një duet me reperin amerikan, Lil Uzi Vert. Ishte vetë Bebe që e bëri të ditur lajmin dhe tashmë është lançuar. Për momentin kënga erdhi në formatin audio teksa fansat presin me padurim për klipin muzikor të saj.

Në albumin e këngëtares përfshihen bashkëpunime të tjera me Travis Barker, Ty Dolla Sign, Trevor Danier, Rick Ross etj. “Better Mistakes” do të përmbajë 13 këngë dhe deri më tani janë publikuar vetëm tre.

Klan News