Leonid Volvok u dhunua dhe më pas u sulmua me thikë, u zotua se do të vazhdojë luftën kundër Vladimir Putin

Leonid Volkov, një aleat i ngushtë i ish-liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny është shtruar në spital pasi u sulmua me një çekiç dhe gaz lotsjellës jashtë shtëpisë së tij në Vilnius.

Gruaja e Volkov, Anna Biryukova, ndau gjithashtu foto të plagëve të bashkëshortit të saj në rrjetet sociale, e cila tregon se ai si fillim u dhunua dhe më pas u sulmua me një çekiç. Ministri i Jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis e quajti sulmin, tronditës. “Autorët do të duhet të përgjigjen për krimin e tyre”, shkroi ai në X.

Sulmi ndodhi gati një muaj pas vdekjes së Navalny-t në koloninë penale ku ai po vuante një dënim 19-vjeçar burg me akuza për ekstremizëm, i parë gjerësisht si i motivuar politikisht. Gazeta e pavarur ruse e lajmeve Meduza tha se kishte intervistuar Volkovin disa orë para sulmit dhe ai tha se ishte i shqetësuar për sigurinë e tij pas vdekjes së Navalny.

“Rreziku kryesor tani është se ne të gjithë do të vritemi. Pse, kjo është një gjë mjaft e qartë,” kështu është shprehur Volkov në gazetë. Sulmuesi dhe motivi i nuk dihet. Policia rrethoi një pyll me pisha pranë shtëpisë së Volkovit në periferi veriore të Vilnius duke kontrolluar zonën.

Lituania, një anëtare e Bashkimit Evropian, është shtëpia e shumë të mërguarve rusë dhe ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës që kur Rusia nisi agresionin në shkallë të plotë në shkurt 2022. Volkov ka jetuar jashtë Rusisë për disa vite për sigurinë e tij dhe ka shërbyer si shefi i shtabit të Navalny. Ai gjithashtu përballet me akuza të ndryshme të motivuara politikisht në Rusi.

Në një intervistë para sulmit, Volkov foli për rreziqet me të cilat përballet opozita ruse, por u zotua se do të vazhdojë luftën kundër Putinit.

“Puna jonë është plot me sfida shumë të ndërlikuara, me presion të madh, me rreziqe të larta për të gjithë sepse ne e dimë se Putini nuk vret vetëm njerëz brenda Rusisë, por vret edhe njerëz jashtë kufinjve. Trashëgimia e Putinit do të jetë shumë e keqe. Ai nuk është në gjendje të vazhdojë atë që po bën si dhe nuk do të jetë në gjendje t’ia kalojë pushtetin një pasuesi. Këto janë kohë shumë të errëta për ne, shumë sfiduese, por sigurisht që kemi një vendosmëri shumë të fortë për të vazhduar.”

Kundërshtarët e presidentit rus akuzojnë Kremlinin se është përfshirë në vdekjen e atyre që kanë kundërshtuar Putinin ose interesat e tij dhe kanë vdekur në rrethana të paqarta. Mbështetësit e Navalny pretendojnë se ai ishte vrarë, por Moska ka mohuar çdo përfshirje të shtetit në vdekjen e tij.

Klan News