Aktori i humorit Aleks Seitaj dhe këngëtarja Xhesika Polo kanë qenë të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, ku kanë folur për bashkëpunimin e tyre më të fundit “Nënë”. Tematika e kësaj bisede ka qenë vetëm për nënën, ku të dy kanë treguar se çfarë përfaqëson ajo në jetët e tyre. Aleksi është shprehur se kohët e fundit ka filluar ta trajtojë atë si bebe sepse ajo ka qenë një njeri i ftohtë dhe tani ka filluar të ndryshojë.

Aleks Seitaj: Mamin unë e dua shumë, është dashuria e jetës sime, tani kam fillaur ta trajtoj si një bebe, i them o zemra ime, o shpirti im. Më ka treguar një ndodhi të vogël që i ka ndodhur me një shoqen e vetë kur po shkonte ta takonte. Shoqja i thotë fëmijëve do dal të pij një kafe me mamin e Aleksit dhe kur mamaja ime shkoi atje, ata u zhgënjyen sepse thanë kush është kjo grua sepse prisnin të shihnin atë që kishin parë në video.

Rudina Magjistari: Çfarë përfaqëson mamaja jote dhe pse tani ke filluar ta trajtosh atë pak si bebe?

Aleks Seitaj: Mamaja ime është një grua shumë e fortë, shumë e vendosur dhe deri diku pak e ftohtë. Tani ka filluar të ndryshojë, me kalimin e kohës ka filluar të bëhet më e ngrohtë. Prandaj unë e trajtoj si bebe sepse e dua shumë dhe e kam shumë xhan. /tvklan.al