Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ish-kryeministri Aleksander Meksi ka komentuar për Tv Klan kërkesën e ish-boses së Gjallicës Shemsie Kadria sipas së cilës, Sali Berisha dhe Aleksander Meksi duhet të dëshmojnë në gjykatë për aktivitetin e saj, pasi Kadria ka pohuar se kam qenë e mbështetur nga ligji. Ish-kryeministrit Meksi ka pohuar sot se e gjitha kjo bëhet për të nxitur Berishën të mos shkoj për miting në Vlorë. Sipas Meksit, Berishën sa më shumë ta nxisësh të mos shkoj aq më shumë i mbush mendjen që ai të shkoj në Vlorë.

Aleksander Meksi:- “Keni njq raport tq komisionit Ngjela që qeveria nuk ka qenë e përzier në këtë punë. Nuk shoh çfarë ka këtu për të folur”.

Gazetarja:- Ju a do të shkoni dëshmimtar të dëshmoni për këtë që po thoni tani?

Aleksander Meksi:- “Po këto nuk quhen dëshmira, këto janë fakte. Një ish-kryeministër nuk thirret për të thënë se ç’di, thirret për të dhënë llogari. Nuk ka pse të jem në gjykate sepse nuk ka ndonjë akuzë ndaj meje. Shemsie Kadria kërkon që lekët që vodhi, e ka fajin qeveria. Kjo më duket se nuk është e denjë që të merreni me këtë punë”./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari