Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka mirëpritur raportin e sotëm të progresit të shpalosur nga  Mogherini dhe Hahn në Bruksel, me theks të veçantë mbi rekomandimin e pakushtëzuar për të filluar negociata me Bashkimin Evropian.

Ahmeti theksoi që shumica parlamentare reformuese ka arritur të plotëson pritjet urgjente të Brukselit zyrtar, miqve ndërkombëtar dhe qytetarëve, por nuk do të ndalemi me kaq.

Ai ka theksuar se është i kënaqur nga realizimi dhe mbarëvajtja e reformave sistemore në vend, që sot u shpërblye nga Brukseli, por kemi akoma punë për të bërë për ta fituar edhe datën për fillim të negociatave me BE.

“BDI zotohet për të vijuar me reformat dhe për ti përforcuar përpjekjet për sundim të plotë të së drejtës si dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Guximi për të zgjidhur çështjet e hapura shpërblehet, prandaj do të vijojmë guximshëm në javët para nesh edhe drejt zgjidhjes së çështjes së emrit si pengesa jonë e fundit drejt BE-së dhe të NATOsë”,

ka thënë Ahmeti, sipas komunikatës së lëshuar nga BDI. /INA