Mediat italiane kanë risjellë në vemendje “Sanremon 2020” dhe Alketa Vejsiun si prezantuese dhe sipërmarrëse brilante me monologun e 1000 ëndrrave.

Mara Venier, figura legjendare e televizionit italian në “Domenica In” i rezervoi prezantueses së Televizionit Klan momentin kulmor të programit në një intervistë që risolli nostalgjinë e shkallëve të “Ariston”.

Mara Venier: Ajo është ylli i televizionit shqiptar. Numri një. Alketa Vejsiu.

Gjithashtu, Venier vlerësoi aftësinë e Alketës si menaxhere, producente dhe sipërmarrëse e gjithëanshme.

Në ekran u shfaqën disa nga programet kryesore që Alketa ka sjellë në Televizionin Kombëtar Klan për publikun shqiptar ndër vite. Një figurë e kompletuar 360 gradë që tërheq vëmendjen e publikut italian.

Mara Venier: Unë nuk jam si ti. Ti bën 1 mijë gjëra. Ti je më e zonja se unë. Ti bën programe në 360 gradë.

Kur Venier e pyeti për ëndrrën e saj “I ke të gjitha, a ke një ëndërr për të realizuar?”, Vejsiu ju përgjigj: Më mjafton gjithçka, dhe në Shqipëri kam ndërtuar jetën. Por do të doja një këmbë ta kisha në televizionin tuaj, në çizmen tuaj.

Mara Venier: Do të ndodhë. Nëse ke besim tek yjet, do të ndodhë.

Alketa e ftoi Mara Venier në “Kurthin e Piter Pan” dhe ajo premtoi se do të vijë në Shqipëri.

Alketa Vejsiu: Kur vjen në Shqipëri, të duket sikur ke vajtur në shtëpinë e të fejuarës. Të gjithë të trajtojnë sikur nuk tjetër në botë si ti. Mikrpitja ështe feja unanime e shqiptarëve. Të presim në Shqipëri. Në tokën time të bukur.

Nuk mungoi edhe një përshëndetje në shqip në ekranin e madh italian të “Rai Uno”.

Alketa Vejsiu: Ju dua Shqipëria.

Bashkë me të ftuarin tjetër, këngëtarin Roberto Vechioni, fasha e Alketës ka garantuar “share-in” më të lartë të audiencës italiane me 20% ose 2 milionë e 500.000 spektatorë.

Në fund, Alketa këndoi “La Notte”, këngën e njohur të këngëtares italiane, Arisa.

Tv Klan