Motra e Almeda Abazit, Ilda Abazi ka kurorëzuar në martesë dashurinë me basketbollistin e njohur, Kenan Sipahi me origjinë nga Kosova.

Almeda dhe Tolgahan kanë ndarë në profilet e tyre disa foto nga ceremonia madhështore organizuar në Stamboll.

Aktori i njohur, kunati i Ildës ka qenë edhe dëshmitar i çiftit.

Për pasojë të Covid-19 çifti ka zgjedhur të kenë një ceremoni private me miq të ngushtë e të afërm të dy familjeve. /tvklan.al