Ambasada amerikane ka reaguar pas situatës me zjarret në Shqipëri, ku lutet për të prekurit nga flakët në vendin tonë.

Ambasada thotë se SHBA-së do të qëndrojnë gjithmonë krah për krah Shqipërisë.

Ambasada ka shpërndarë një video të Forcave të Armatosura ku përdoren pajisje të dhuruara nga SHBA në vitin 2019.

“Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje. Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit. Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019. Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin”,  thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane./tvklan.al