Urim edhe nga Soreca

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se më shumë se kurrë, kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.

“Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin”, thuhej në deklaratën e ambasadës.

Më pas, ishte edhe ambasadori i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, i cili gjithashtu uroi të gjithë ata që festojnë këtë ditë të shënuar.

“Uroj që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në këto kohë të vështira të sjellin më shumë paqe, shëndet dhe lumturi për familjet tuaja dhe gjithë popullin shqiptar”, shkruante ambasadori Soreca në Twitter./tvklan.al