Emisioni “Opinion” këtë të mërkurë ishte përqendruar të zbulonte Belshin turistik që nga liqenet, tek ekoparku e deri tek kulinaria.

Por jo vetëm këto aspekte. Aty ndodhet edhe një amerikan që është kthyer në një belshak të vërtetë që thotë se Belshi i ka marrë zemrën dhe mendjen.

Charlie Donus: Mirë se vini që vini në Belsh. Jam shumë i lumtur që jeni këtu sot.

Blendi Fevziu: Je nga Belshi apo amerikan?

Charlie Donus: Në fakt jam amerikan, por zemra ime dhe mendja ime tani janë shqiptare.

Ai ka ardhur nga Uashingtoni si pjesë e “Korpusit të Paqes” prej 1 viti dhe pritet të jetojë aty edhe për 1 vit tjetër. Kur pyetet se pse zgjodhi Shqipërinë u shpreh sepse mendon se “është vendi më mikpritës në planet”./tvklan.al