Në orën 13 të kësaj të mërkure, nisën që të dilnin nga qelitë të burgosurit që përfituan nga amnistia. Në total në të gjitha burgjet e vendit dalin rreth 780 të dënuar. Por sipas ministrit të drejtësisë Ulsi Manja ky numër do të rritet.

Ulsi Manja: Kjo shifër pritet të përditësohet për shkak se orët e fundit ka një numër të dënuarish përfitues nga amnistia që gjenden në Komisariatet e Policisë në vend. 

Nga amnistia përfitojnë edhe të mitur dhe të dënuara gra.

Ulsi Manja: Përfituese janë 15 gra që lirohen menjëherë, 9 të tjera përfitojnë ulje dënimi dhe deri në Shtator lirohen ndërkohë që përfitues nga kjo amnisti janë 3 të mitur ndërsa dy të mitur të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Përfitues janë edhe 2662 të dënuar me shërbim prove ndërsa 800 të burgosur të tjerë përfitojnë ulje të dënimit. Nga burgu në Rrogozhinë ministri Manja një mesazh për ata që u liruan nga amnistia.

Ulsi Manja: Uroj që të kenë një bashkim normal. T’i kthehen jetës së përditshme dhe të mos e kthejnë kokën mbrapa më.

Klan News