Përmbytjet masive në shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul e kanë çuar bilancin e të vdekurve në 78. Sipas autoriteteve, ky numër pritet të rritet edhe më shumë pasi mbi 100 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Dëmet nga shirat gjithashtu detyruan më shumë se 88,000 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Përafërsisht 16,000 prej tyre janë strehuar në shkolla, gjimnaze dhe strehimore të tjera të përkohshme. Lumi Guaiba arriti një nivel rekord prej 5.33 m duke tejkaluar nivelin e vitit 1941, kur lumi arriti në 4.76 m.

Përmbytjet kanë shkaktuar rreshqitje dherash, ura të shembura dhe mijëra shtëpi nën ujë. Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva vizitoi Rio Grande do Sul për herë të dytë, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Jose Mucio, Ministri i Financave dhe Ministrja e Mjedisit ndërsa premtuan mbështetje për fatkeqësinë e katërt që ka përfshirë Brazilin në pak muaj.

Ndërkaq, shirat e dendur dhe përmbytjet kanë goditur disa qytete në të gjithë Teksasin lindor. Nga Dallas në kontenë Grimes, banorët u përballën me stuhi të forta dhe shtëpi të mbulurua nga uji.

Videot me dron tregojnë shtrirjen e përmbytjeve në disa pjesë të Teksasit, ku lumenjtë kanë arritur pikën kritike. Një fëmijë katër vjeç humbi jetën nga përmbytjet në kontenë Johnson të Teksasit pasi rrjedha e fuqishme e ujit goditi shtëpinë e tij. Autoritetet kanë bërë të ditur se disa qytete në Teksasin jugor në atë qendror janë në rrezik nga stuhi të fuqishme.

Nga ana tjetër, edhe Kenia po përballet me përmbytje shkatërrimtare. Numri i të vdekurve nga shirat shkatërruese dhe përmbytjet, prej disa javësh ka arritur në 228. Qeveria ka bërë të ditur se deri më tani janë zhvendosur mbi 27,600 njerëz nga shtëpitë e tyre.

Klan News