Një person është ndaluar gjatë ditës së sotme lidhur me hetimet intensive që po zhvillohen nga prokurorët e krimeve të rënda për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj në autostradën Tiranë-Durrës.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, analisti Lorenc Vangjeli thotë se ditën e nesërme pritet të bëhet publik emri i tij. Sipas tij, ky person dyshohet se është vrasës me pagesë.

Ndërsa gazetari Koka saktësoi se i ndaluari është person me precedent penal nga Fushë Kruja.

Blendi Fevziu: Ajo që më thatë ju si lajm është që një person që dyshohet se është një nga tre…

Lorenc Vangjeli: Nesër ju do të dëgjoni emrin e tij.

Spartak Koka: Është një person me precedent të mëparshëm penal.

Lorenc Vangjeli: Mendohet se është vrasës me pagesë dhe punon për llogari të një grupi kriminal në Durrës. Interesi shumë milionësh për Gjirin e Lalzit është ajo çfarë shpjegon dinamikën e të gjithë asaj çfarë ndodhi. /tvklan.al