Ankandi  “i çmendur”,  një peshk ton shitet për 2.7 milionë Dollarë

Një ankand i çmendur është zhvilluar në Japoni. Një peshk ton është shitur për 2.7 milionë Dollarë. Markata e peshkut e nxori në ankand, duke kapur shifrën më të shtrenjtë ndonjëherë për blerjen e një peshku. Ai peshonte 278 kilogramë dhe u ble nga një biznesmen restorantesh.

Peshku ton ishte i një lloji të rrallë dhe ishte kapur në brigjet veriore të Japonisë. Rekordi datonte që nga vitit 2013, ku një  peshk ton u shit në ankand për 1.4 milionë Dollarë.

 

Klan Plus