Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një tjetër kërkesë të bërë nga ish-kryemimistri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së sigurisë “Arrest shtëpie”.

Për avokatin e ish-kryeministrit, Genc Gjokutajt ashtu si vendimet e gjykatave dhe hetimi ecin me kalendar politik.

Ai e konsideroi të padrejtë mospranimin e provave që kishin dorëzuar.

Kjo është herë e disatë që gjykatat nuk pranojnë ndryshimin e masave të sigurisë për Berishën dhe Malltezin.

Të dy ata akuzohen nga SPAK se janë përfshirë në korrupsion gjatë procesit të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Akuza të cilat janë mohuar nga ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, të cilët thonë se hetimi nisi për arsye politike.

Tv Klan