Stephanie Frappart do të gjykojë sfidën Liverpool – Chelsea

Superkupa e Europës në futboll do të gjykohet për herë të parë nga një arbitre femër. UEFA vendosi t’ia besojë francezes Stephanie Frappart finalen mes Liverpool dhe Chelsea, që do të zhvillohet më 14 Gusht në Stamboll.

35-vjeçares sezonin e fundit iu besuan ndeshje të ligës së parë në Francë ku paraqitja bindi drejtuesit e UEFA-s t’i besojnë një përballje të rëndësishme. E para gjyqtare femër në nivel Europian është zvicerania Nicole Petignat. Ajo u përfshi në gjykimin e ekipeve të meshkujve që fazën kualifikuese të Kupës UEFA në vitin 2003 në takimin mes AIK dhe Fylkir.

Përfshirja e femrave në gjykimin e ndeshjeve në futbollin e meshkujve po kthehet një praktikë në shumë vende të Europës. Në Shqipëri e para gjyqtare femër është Emanuela Rusta, e cila prej sezonit të kaluar është përfshirë si arbitre e linjës edhe në ndeshjet e Superligës. 

Tv Klan