Chelsea humbet finalen pas penalltive

Liverpool fitoi edhe Superkupën e Europës. Skuadra e Klopp triumfoi në derbin anglez me Chelsea në finalen e luajtur të mërkurën në Stamboll. Një ndeshje e ekulibruar dhe tepër e bukur u mbyll me rezultatin 2 – 2 pas 120 minutave lojë.

Te penalltitë, gabimi i Abraham i kushtoi shumë Chelsea, duke i dhënë suksesin e katërt Liverpool në Superkupën e Europës.

Për mediat angleze, heronjtë e triumfit të Liverpool ishin Mane, shënues i dy golave dhe portierin Adrian, që vulosi fitoren te penalltitë.

“Ishte një ndeshje e vështirë për të dy ekipet, duhet të luftonim dhe djemtë e bënë deri në fund. Duhet të fitonim dhe ia arritëm”, u shpreh trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Chelsea dominoi në pjesën e parë, duke shënuar fillimisht me Oliver Zhiru, por skuadra e Klop përmbysi gjithçka derisa dhe Zhorzhinjo barazoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë.

“Jam krenar për atë që tregoi skuadra ime, por ishim të pafat. Patëm shumë raste shënimi ashtu si Liverpool, por nuk e kontrolluam ndeshjen gjatë të gjithë kohës përballë një kundërshtari fantastik”, deklaroi trajneri i Chelsea, Lampard.

Kjo finale ishte historike, pasi u gjykua për herë të parë nga një femër, francezja Stephanie Frappart.

Tv Klan