Gjatë seancës së ndërmjetësimit mes dy ish-bashkëshortëve nuk mungoi ironia, por edhe disa momente gazmore. Një ndër to ishin edhe kur u tregua për ditën kur u arrestua kamarierja, që sipas organeve të drejtësisë shfrytëzohej nga Burbuqe Tërbishta për prostitucion. Punonjësja u arrestua në momentin që hyri në hotel sëbashku me agjentin e infiltruar të policisë.

Ardit Gjebrea: Tani i infiltruari e konsumoi…

Zoti Enver: Jo… unë Ardit më vjen dhe zor të flas shqip mor burrë (qesh). Ai i dha lekët para kohe, me qëllim që të mos mbaronte punë, por të kapej. E kupton?

Ardit Gjebrea: Jo.

Zoti Enver: Për shembull, do hy unë me Buqen në hotel? Unë do nxjerr lekët dhe do t’i them Buqes, urdhëro! Tani jemi gati? Gati. Sa mbaroj punë me paratë, vjen policia.

Gjatë emisionit, ish-bashkëshorti i zonjës Burbuqe tregoi se Sanija nuk i kishte pëlqyer që në momentin e parë që ishte punësuar në lokalin e familjes.

“Për atë njeri nuk e di përse kisha një parandjenjë dhe i thashë time shoqeje: Përzeje se do hysh në burg”

.

/tvklan.al