Zgjedhje pa garë në universitete
Maj 21, 2024
Hapet fushata zgjedhore në universitetet publike për të zgjedhur drejtuesit e rinj duke nisur nga rektori, dekani, shefat e departamenteve, por edhe anëtarët e senateve akdemike. Por në këto zgjedhje të cilat mbahen më 21 Qershor, në universitetet kryesore ka vetëm nga një kandidat në garë. Në universitetin e Mjekësisë në vend të rektorit Arben Gjatës, i cili ka plotësuar kushtin ligjor prej dy mandatesh dhe nuk mund të rikandidajë më, në garë është futur vetëm Xheladin Draçini, i cili është dekan i fakultetit të Mjekësisë. Edhe në universitetin Politeknik rektori aktual Andrea Maliqari, i...