Trajneri i kombëtares shqiptare, Syvlinho po i jep dorën e fundit përpilimit të listës paraprake për në Euro2024. Të hënën e 27 majit, tekniku pritet të publikojë edhe emrat që do të jenë të gatshëm për dy miqësoret ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit, por edhe për turneun gjerman. Dilemat janë të mëdha, sidomos në portë dhe në krahun e djathtë të sulmit. Mungesa e minutave në këmbë për Etrit Berishën i dëmtuar dhe Thomas Strakoshën që nuk po preferohet të hidhet në fushë stepin Sylvinhon.

Akoma dhe më e paqartë situata e Jasir Asanit. Heroi i kuqezinjve me golat spektakolar nga distanca ka prishur marrëdhëniet me trajnerin e Guangju , çka ka ndikuar jo pak edhe në formën e tij fizike. Edhe rendimenti i Armando Brojën nuk bind. Sulmuesi ka luajtur rreth 80 minuta në total me Fulhemin të shpërndara në 8 ndeshje, shumë pak për atë që cilësohej si kyç për skemat e brazilianit.

Duke u rikuperuar nga dëmtimi gjendet Myrto Uzuni, që besohet se do të jetë gati për në turneun gjerman. Formë të mirë po përjetojnë Manaj, Daku e Muçi, por edhe Seferi e Cikalleshi, që ka qenë kyç për skuadrën e tyre.

Mesfushorët janë ata që ofrojnë siguri. Serie A do të jetë furnizues për kuqezinjtë. Asllani, Bajrami dhe Ramadani e kanë thuajse të sigurtë përfshirjen në listën finale, ndërsa alternativa do jenë edhe Bare e Laçi. Shumë rivalizues për një vend në listë do të ketë edhe në mbrojtje. Marash Kumbulla ka rigjetur formën fizike për të rivalizuar për rolin e titullarit me emra si Gjimshiti dhe Ismajli.

Të gatshëm për Sylvinhon pritet të jenë edhe futbollistë si Mihaj, apo edhe Mersinaj, ndërsa një ftesë parashikohet të bëhet edhe për Ajetin. Në krahët e mbrojtjes parashikohen të luftojnë Balliu-Hysaj dhe Mitaj-Aliji.

Klan News