Ben Affleck e ka mbështetur në çdo dalje publike bashkëshorten e saj Jennifer Lopez.

Megjithatë, kohët e fundit ai ka bërë të kundërtën. Edhe në premierën e filmit më të ri të JLO të titulluar “Atlas”, ajo u fotografua pa bashkëshortin e saj Ben Affleck.

Megjithatë, Lopez u pa duke mbajtur unazën e saj të martesës, buzëqeshi ndërsa përshëndeti fansat e shumtë që ishin mbledhur për të marrë autografë nga këngëtarja e njohur.

Dalja pa Affleck në tapetin e kuq vjen teksa thashethemet për një ndarje të mundshme janë shtuar.

Shumë media të huaja rozë kanë bërë të ditur se ata po jetojnë të ndarë në Los Anxhelos për shkak të tensioneve të shumta në romancën e tyre.

Sa i përket rolit të këngëtares në filmin e ri ajo portretizon personazhin Atlas e cila është një eksperte qeveritare e cila nuk ka besim tek inteligjenca artificiale. Por ajo është e detyruar të përballet me frikën e saj ndaj teknologjisë pasi inteligjenca artificiale është e vetmja mënyrë për të shpëtuar njerzimin.

Thrilleri fantastiko-shkencor do të shfaqet premierë në Netflix më 24 Maj.

Klan News