Armando Sadiku po justifikon besimin e Paolo Tramezzani. Sulmuesi i Kombëtares shënoi një tjetër gol të rëndësishëm për Lugano në barazimin 1 – 1 në fushën e Vaduz në takimin e javës së 21 të të Superligës së Zvicrës. Sadiku realizoi duke shtyrë topin në portë në minutën e 64’.

Një gol i vlefshëm në garën për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Ky ishte goli i dytë në 3 ndeshje për Armando Sadikun me fanellën e Lugano. Skuadra nga Tiçino është në vendin e shtatë, 4 pikë larg Vaduz të vendit të fundit, ekipi që Sadiku shpëtoi sezonin e kaluar nga rënia në Challenge League. Basel u Taulant Xhakës arriti një fitore me përmbysje me Laussane me rezultatin 4 – 3.

Mesfushori i Shqipërisë luajti në këtë përballje, por spikati i Kosovës te rivalët, Benjanim Kololli autor i dy golave për skuadrën kundërshtare.

Tv Klan