Procedohen 4 persona të tjerë

Mbrëmjen e datës 17 Mars, në fshatin Akërni, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi V. M. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur 23-vjeçarin E. I., banues në fshatin Akërni, Vlorë.

Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar. Pasi ka ndodhur ngjarja shtetasi D. Ll, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi V. M. ka kanosur shtetasin E. I.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve  V. M, 17 vjeç, banues në fshatin Trevllazër dhe D. Ll., 16 vjeç, banues në fshatin Bishan.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Dh.M, J. M, V. Ll, dhe R. B,, pasi ka qenë të pranishëm dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al