Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e tetë aktivistëve të Partisë Socialdemokrate gjatë aksionit te Ministria e Drejtësisë.

Në një deklaratë për mediat, policia ka thënë se arrestimet janë bërë pasi aktivistët kanë shkruar nëpër mure dhe kanë dëmtuar disa makina.

Kanë shfaqur shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë,  shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare”, theksohet në njoftim.

Sipas forcave të rendit, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili bëhet e ditur se bashkërisht me policinë po koordinon veprimet vijuese që konsistojnë në zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, përpara masave të mëtejme në procedurë.

Të arrestuarit në aksionin e sotëm janë Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça./tvklan.al