Arrestimi i policit, SHÇBA: Video është regjistruar në ambient të mbyllur – TV KLAN

Arrestimi i policit, SHÇBA: Video është regjistruar në ambient të mbyllur

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA) në një njoftim për mediat lidhur më videoskandalin ku shfaqet punonjësi i policisë Berhan Bajrakurti që kryen veprime të turpshme ndaj të miturës, bën me dije se nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar në ambient të mbyllur. Gjithashtu SHÇBA thotë se nuk ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas për rastin ne fjalë.

Njoftimi i plotë:

Duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vlerësim tË veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar për veprën penale ”Ngacmim seksual”

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar në ambient të mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga këqyrja e banesës. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe këqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.

Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas për rastin ne fjale.

Për këtë rast po hetohet nga sektori për Krimet Kompjuterike për identifikimin e personit dërgues te mesazhit dhe videos qe u dërgua për publikim ne medie.

SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione për këtë rast apo raste te tjera te denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme.

SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit./tvklan.al

 

Kategori
AktualitetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*



Emisione